Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi me thikë dy persona/ Del foto, Ylli Murati, vëllai i mikut të Endrit Dokles

schedule11:39 - 17 Qershor, 2026

schedule 11:39 - 17 Qershor, 2026

Policia arrestoi këtë të mërkurë 41-vjeçarin Ylli Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi plagosi me thikë dy persona në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.

Ai u prangos në rrugën “Mine Peza” teksa po qarkullonte me automjet. Prej kohësh ai mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Ylli Murati rezulton të jetë vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit një emër i njohur për policinë e i skeduar më herët.



Fatjon Murati njihet si mik i Endrit Dokles, emri i tij ka dalë si i perfshirë në masakrën e Fushë Krujës ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Ndërkohë, njihet edhe për masakrën e “Don Boskos” në 2023, kur i bën atentat në lokalin e tij e humbi jetën banakierja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!