Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alexandra, ‘zëri’ i Shqipërisë/ E vizitoi vetëm 2 vjeçe, por italiania është një nga ambasadoret kryesore të promovimit

schedule19:17 - 16 Qershor, 2026

schedule 19:17 - 16 Qershor, 2026

Shqipërinë e njohu fillimisht si një turiste e vogël, por sot e promovon si një nga njerëzit që e tregon çdo ditë tek të tjerët

Aleksandra, 24 vjeçe, e lindur në Itali, rrëfen se lidhja me vendin tonë nisi që në moshën 2-vjeçare dhe me kalimin e viteve u kthye në diçka shumë më tepër se pushime verore

 “Kam ardhur në Shqipëri që 2 vjeçe. Në fillim thjesht si turiste, por më pas nisa të ndaj në rrjetet e mia sociale vendet që vizitoja këtu dhe të promovoj bukuritë e Shqipërisë”



Mes shumë destinacioneve, një vend të veçantë në zemrën e saj zënë Livadhi dhe Kalaja e Himarës

“Janë vendet e mia të preferuara dhe ua sugjeroj edhe nxënësve të klasës kur vijnë këtu”, thotë ajo.

Sipas Aleksandrës, turistët që po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë janë francezët, anglezët dhe amerikanët

Edhe gjuha shqipe për të nuk ishte rezultat i një kursi apo një metode klasike

“E kam mësuar me kalimin e kohës, duke komunikuar me njerëzit dhe duke bërë guida”,

Për angazhimin dhe promovimin e vazhdueshëm të bukurive shqiptare, Aleksandra është vlerësuar edhe me një çmim si ambasadore e promovimit të turizmit shqiptar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!