Një avion ushtarak amerikan u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në Kaliforni të hënën duke vrarë të 8 personat që ndodheshin në bord.
Bombarduesi b- 52 i forcave ajrore u rrëzua kur sapo ishte ngritur nga pista për një fluturim stërvitor në Kaliforni.
Një re e madhe tymi të zi që ngrihej nga vendi i përplasjes ishte e dukshme për kilometra të tëra menjëherë pas aksidentit.
Mes viktimave kishte persona civilë, kontraktorë qeveritarë dhe personel ushtarak me uniforma.



