Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skocia prish “mallkimin” në Botëror/ “Malësorët” fitojnë ndeshjen e parë pas 28 vitesh mungesë

schedule13:45 - 14 Qershor, 2026

schedule 13:45 - 14 Qershor, 2026

Nuk kanë qenë ndonjë herë skuadër e madhe, por respektin e kishin të garantuar.

Një Skoci me të tillë si Denis Lou, Keni Dalglish apo Graem Sunes, për të ardhur tek një Ali Mekkoist, ishte gjithmonë një rival serioz, dhe pse kurrë nuk ka mundur ta kalojë fazën e grupeve në kupat e botës.

Kjo kombëtare e ishujve britanikë e bëri më në fund rikthimin e saj në fazën finale të botërorëve, dhe ishte një fitore.



Nuk është se duhet ndonjë lavdërim I madh për faktin se Skocia mundi Haitin, madje ia doli vetëm 1-0.

Jo vetëm kaq, por skuadra tepër modeste dhe që mban vendin e 83-të në renditjen e FIFA-s bëri më shumë, ndoshta edhe sepse pësoi gol shpejt.

Të mbiquajturit “malësorët” kaluan në epërsi në 28’ me rrjetën nga Xhon Mekgin dhe u mbajtën deri në fund.

Haiti bëri më shumë, me 15 gjuajtje ndaj 9 të skocezëve, diçka që ndoshta nuk pritej.

Gjithsesi, rikthimi pas 28 vitesh në Botëror ishte I suksesshëm për Skocinë e trajnerit Stiv Klark.

Jo vetëm kaq, por u arrit fitorja e parë që nga viti 1990, pra diçka që kishte ndodhur para 36 vitesh përballë një rivali të fortë si Suedia

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!