Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina arreston “spiunin” amerikan/ Studiuesi nga Mianmar u ndalua në aeroport, akuzohet për spiunazh

schedule13:50 - 12 Qershor, 2026

schedule 13:50 - 12 Qershor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës ka konfirmuar arrestimin e një studiuesi amerikan, duke e akuzuar atë për spiunazh dhe për rrezikim të sigurisë kombëtare të vendit.

Sipas autoriteteve kineze, Min Zin drejtues në një institut studimesh mbi Mianmarin është ndaluar në fillim të qershorit në qytetin jugperëndimor të Kunming, pranë kufirit me Mianmarin. Burime të cituara më herët nga “The New York Times” thanë se ai është zhdukur gjatë qëndrimit të tij në këtë qytet.

Rasti konsiderohet i pazakontë, pasi arrestimet e shtetasve amerikanë në Kinë nën akuza të sigurisë kombëtare janë relativisht të rralla. Sipas raportimeve të agjencisë nderkombetare te lajmeve , Min Zin ishte në Kunming për një takim më 3 qershor kur u ndalua në aeroport. Një burim tha se familja e tij është e shqetësuar dhe po mban kontakte me konsullatën amerikane në Guangzho.
Min Zin është drejtor ekzekutiv në Myanmar Institute for Strategic and Policy Studies , një institut me bazë në Tajlandë që studion rolin e Kinës në Mianmar dhe ndikimin e saj rajonal. Ai gjithashtu raportohet se është doktorant në University of California, Berkeley.



Min Zin njihej si activist ne lëvizjen pro-demokracisë në Mianmar gjatë vitit 1988, por me pas ishte larguar drejt Tajlandës për t’i shpëtuar arrestimit dhe më vonë ka studiuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve, Min Zin aktualisht jeton në Tajlandë, por udhëton shpesh mes SHBA-së dhe Mianmarit. Autoritetet kineze dhe ato Amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi akuzat konkrete ndaj studiuesit, ndërsa rasti vazhdon të mbetet nën hetim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!