Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qershitë e Dvoranit mbeten në pemë/ Korçë, fermerët: Kemi vështirësi për krah pune për t’i vjelë

schedule15:25 - 11 Qershor, 2026

schedule 15:25 - 11 Qershor, 2026

Në kulmin e sezonit të vjeljes së qershisë, fermerët e fshatit Dvoran nw Korccw po   përballen me vështirësi pwr tw gjetur  punëtorë  duke rrezikuar që një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të mbetet pa u vjelë.

Ky sezon ka sjellë një prodhim të mbarë dhe me cilësi të lartë, por në parcelat me qershi numri i punëtorëve është i pakët.

Shumica e tyre janë pensionistë nga fshatra të tjerë të zonës, ndërsa të rinjtë pwlqejnw  të angazhohen si punëtorë sezonalë në Greqi, ku pagesat janë më të larta.



Shpesh, personat që ofrohen  për të punuar nuk kanë përvojën e duhur nw  procesin e vjeljes. Kjo detyron  fermerët të mbështeten tek anëtarët e familjes për të përfunduar punët në kohë.

Megjithëse kërkesa për qershinë e Dvoranit mbetet e lartë në tregjet e Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe qyteteve të tjera të vendit, fermerët shprehen se çmimi i shitjes nuk i kompenson kostot e prodhimit.

Dvorani eshte prodhuesi kryesor i  qershisë në qarkun e Korçës. Sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë i kalon 130 hektarët, ndërsa prodhimi vjetor arrin në rreth 3 mijë tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!