Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se Zvërneci është test për Prokurorinë e Posaçme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se pronat në këtë zonë duhet të kalojnë në filtër.
Karanxha shtoi se duhet të ketë verifikim me ekspertë të pavarur.
“Ajo zonë, ka pasur shumë diskutime, një pjesë është kënetë. Më parë, nuk mund ta shfrytëzoje. Këto janë prona shtetërore. Çuditërisht, na kanë ndodhur, në vitin 2007,2008, sajohen pronarë, tjetërsohen prona. Ky është test i vërtetë për SPAK. Duhet parë e gjithë prona. Pronat duhet të kalojnë në filtër, janë shifra shumë të mëdha. Pra, çfarë është pasuri e publikut, ti mbetet publikut. Për mua, më e rëndësishme është verifikimi i pronësisë. Shteti duhet të ketë ekspertë të pavarur. Në arshivën e shtetit shqiptar ke dokumente të falsifikuara. Janë hequr dokumentet origjinale dhe ke të falsifikuara. Kjo është një zonë që duhet të kalojë në filtër”, theksoi ai./abcnews.al


