Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Perez nuk e lëshon “fronin” e Real/ Fiton zgjedhjet në klub dhe konfirmohet sërish President

schedule13:07 - 8 Qershor, 2026

schedule 13:07 - 8 Qershor, 2026

Asnjë suprizë. Ashtu siç pritej Florentino Perez ka fituar bindshëm zgjedhjet për president të Real Madridit, duke mundur kandidatin tjetër, biznesmenin 39-vjeçar Enrique Riquelme.

Pas votbesimit, ai do të qëndrojë në krye të “los blancos” deri në vitin 2030. Për 79 vjeçarin Perez ky është mandati i tij i tetë si presidemt i Real Madrid. Ai ishte në detyrë nga viti 2000 deri në vitin 2006 dhe nga viti 2009 deri më sot. Në fund të qershorit do të mbushen 25 vjet në “fronin” e klubit madrilen.

Gjatë kësaj perioudhe ai ka grumbulluar 37 trofe, duke e bërë atë preesidetin më të suksesshëm në historinë e “merengues”. Por dy sezonet e fundit kanë qenë më zhgënjyesit nën drejtimin e tij, pasi Real Madrid nuk arriti të fitojë asgjë.



Pavarësisht dështimeve të fundit, Perez arriti të bindë aksionerët dhe tifozët ta votonin sërish në krye të klubit, pas premtimeve për shpenzime marramendëse në merkato, në mënyrë që skuadra madrilene të kthehet sërish te triumfet.

Pas konfirmimit si president i Real Madrid, lëvizja e parë e 79 vjeçarit është konfirmimi në pankinë e Jose Mourinho. Palët kishin mbyllur kohë më parë marrëveshjen, por gjithçka ishte bllokuar për shkak të zgjedhjeve në klub.

Po ashtu, Perez ka mbyllur transferimet e mbrojtësve Ibrahima Konate nga Liverpool dhe Denzel Dumries nga Inter. Por goditja më e madhe e premtuar nga Florentino Perez është ajo e Michael Olize. Për talentin francez të Bayern Munich, presidenti madrilen ka premtuar se është gati të paguajë 150 milion euro. Një shifër marramendëse, por jo aq sa të trondisë një klub gjigand si Bayern Munich./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!