Zhvillohet këtë të hënë seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezin dhe disa të pandehur të tjerë.
Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish drejtues i Partizanit Paro Laci, si edhe Ylli Pango, Violeta Shqevi, Tetis Lubonja, e Altin Ceni.
Berisha është marrë i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka nxjerrë akte nën ligjore për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që në kundërshti me ligjin të përfitonte pronë në ish-kompleksin “Partizani”.


