Kadare vlerësohet me titullin më të lartë nga Macron: Oficer i Madh i Legjionit të Nderit

schedule12:59 - 1 Janar, 2020

schedule 12:59 - 1 Janar, 2020

Shkrimtari ynë i mirënjohur Ismail Kadare ka marrë titullin Oficer i Madh i Legjionit të Nderit, nga presidenti francez Emanuel Macron.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila përmes një statusi në Facebook, e percjell me informacionin se Franca ka vetëm 250 personalitete me këtë gradë. Kjo është një rritje në gradën e nderimit nga Franca për shkrimtarin Ismail Kadare, pasi në vitin 2016, me dekret po të presidentit Emanuel Macron, iu dha titulli “Komandant i Legjionit të nderit.”

Në Francë është traditë që në natën e ndërrimit të viteve, kreu i shtetit bën dekorime të tilla për personalitete të ndryshme të kulturës e sportit.

Kadare pati vlerësimin më të lartë, ndërsa Macron dha medalje komandant, oficer dhe kalorës i legjionit të nderit për 11 personalitete të tjera të letrave, sportit, gazetarisë e kulinarisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!