Mirash Mirashi, pronari i banesës ku shpërtheu tritoli në orët e para të mëngjesit, nuk njihet si person me probleme. Ai nuk ka precedentë penalë dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt për të cilin të ketë dyshime ndaj autorëve të mundshëm.
Ai ka deklaruar se në kamerat e sigurisë ka konstatuar dy persona që largohen në këmbë, por nuk ka arritur t’i identifikojë.
“Më kanë vendosur dinamitin te era. Shpërthim shumë i fortë. Më kanë rrezikuar jetën. Unë isha në gjumë. Ishalla nuk i ndodh kujt, lus Zotin të jem i fundit. Nuk kam asnjë problem me asnjë. Nuk më shkon mendja te askush. Jetoj me gruan dhe fëmijët i kam jashtë. I bëj thirrje mos të merren me moshën time”, tha ai.
Aktualisht, ai po merret në pyetje për të verifikuar nëse i biri, i cili ndodhet jashtë vendit, ka pasur ndonjë konflikt që mund të ndihmojë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, policia po kqyr zonën për kamera të tjera sigurie që mund të tregojnë itineraret e lëvizjes së autorit ose autorëve të kësaj ngjarjeje./abcnews.al


