Inteligjenca artificiale është përdorur për të zhvilluar një lloj vaksine të re që mund të mbrojë nga një sërë virusesh dhe të parandalojë pandemitë, sipas studiuesve.
Ekipi në Universitetin e Kembrixhit thotë se është hera e parë që përbërësi kryesor i një vaksine është projektuar tërësisht nga inteligjenca artificiale dhe më pas është testuar te njerëzit.
Vaksina është projektuar për të funksionuar në të gjitha koronaviruset, të cilat do të përfshinin të gjitha variantet e Covid, si dhe viruset që aktualisht infektojnë kafshët, por që kanë potencialin të fillojnë pandeminë e ardhshme.
Puna është ende në fazat e hershme, por ekipi tashmë po zhvillon vaksina të veçanta që mund të trajtojnë gripin dhe Ebolën.
Normalisht, vaksinat hartohen duke përdorur një lloj aktual të virusit. Hulumtuesit e Kembrixhit morën kode gjenetike të njohura nga një gamë koronavirusësh.
Këto kode gjenetike u analizuan nga një inteligjencë artificiale. Më pas, ajo hartoi një “super-antigjen” që mund të stërvis sistemin imunitar në një mënyrë të tillë që të japë mbrojtje kundër të gjithë familjes së viruseve, edhe nëse ato pësojnë mutacione ose një infeksion i ri kalon nga kafshët te njerëzit.
Antigjenet janë përbërësit kritikë të vaksinave pasi kjo është ajo që sistemi imunitar mëson të sulmojë.
Testet, në 39 persona, u ndëmorën për të vlerësuar nëse vaksina të tilla ishin të sigurta. Një studim i dytë, që përfshin rreth 200 persona do të tregojë më të mirë se si vaksina po e stërvit sistemin imunitar./abcnews.al


