Dy vëllezër nga Laçi janë dhunuar mëngjesin e së premtes, ndërsa njëri prej tyre dyshohet i plagosur me armë zjarri.
Ata janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave./abcnews.al


