Tepër I talentuar, por në Botëror nuk do të jetë.
Sardar Azmun, njëri nga lojtarët më të mirë të Iranit, është përjashtuar nga skuadra kombëtare nga ana e trajnerit dhe e Federatës, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sulmuesi 31-vjeçar e mori këtë ndëshkim për shkak se u takua dhe shtrëngoi dorën me Emirin e Dubait, Mohamed bin Rashid Al Maktum, I cili njihet si aleat I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mbështetës I sulmit të presidentit Donald Tramp ndaj Iranit.
Futbollisti e fshiu postimin e bërë më parë, por kjo nuk e shpëtoi dhe autoritetet e cilësuan veprimin e tij si “tradhëti”.
Azmun njihet me nofkën “Mesi iranian”, dhe është padyshim një nga lojtarët më të talentuar të kombëtares së këtij vendi.
Ai ka luajtur në Europë për disa vjet me skuadra si Leverkusen, Roma apo Zenit I Shën Peterburgut, ndërsa aktualisht mban fanelën e ekipin Shabab Al Ahli të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sulmuesi ka shënuar 57 gola në 91 ndeshje për ekipin përfaqësues të Iranit, ndërsa ka qenë në skuadër dhe ka luajtur si titullar në Kupën e Botës të vitit 2018 në Rusi si dhe në 2022 në Katar.
Duke qenë 31 vjeç, ky mund të jetë edhe fundi I karrierës së tij me kombëtaren iraniane.


