Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hollanda, “alarm” para Botërorit/ “Tulipanët” zhgënjejnë në miqësoren e parë në shtëpi

schedule12:43 - 4 Qershor, 2026

schedule 12:43 - 4 Qershor, 2026

“Botërori 2026” është pranë dhe në kombëtaren e Hollandës kanë rënë sirenat e alarmit.

“Tulipanët” zhgënjyen në miqësoren e parë përgatirore për Kupën e Botës, duke u mundur në shtëpi 1-0 nga Algjeria, edhe ajo finaliste e turneut që do të nisë më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Gjithsesi, rezultati nuk është pasqyrimi i saktë i asaj që skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman dha në fushën e lojës.



Të zotët e shtëpisë dominuan në të gjithë komponentët, duke kontrolluar topin në përqindjen më të madhe dhe duke goditur më shumë në katërkëndëshin e kundërshtarëve.

Por në futboll, ashtu si në çdo sport tjetër, i rëndësishëm është vetëm rezultati.

Këtë e mori Algjeria, që goditi vetëm në fundin e ndeshjes.

Në minutën e 86-të, Haxh Musa ndali topin në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore shpresdhënëse dhe një Hollandës një humbje që alarmon tifozët e saj, në vigjilje të Kupës së Botës.

Kjo frikë nuk është pa baza, duke ditur që “Tulipanët” do të luajnë në një grup të vështirë siç është ai F i “Botërorit 2026”, kundër Japonisë, Suedizë dhe Tunizisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!