Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

schedule11:11 - 4 Qershor, 2026

schedule 11:11 - 4 Qershor, 2026

Gjatë seancës parlamentare, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kujtuar opozitës humbjet e njëpasnjëshme elektorale, duke theksuar se nën drejtimin e Edi Ramës janë mposhtur tetë herë.

Njëkohësisht, Balla ka mbrojtur projektin turistik në Zvërnec si një mundësi të artë për vendin, duke i bërë thirrje hapur opozitës të mbajë një qëndrim të qartë nëse është pro apo kundër këtij investimi elitar.

“Shikoj që mezi prisni që të merrni pjesë në 35-vjetorin e PS, ne kemi një kalendar, por sigurisht që ju nuk jeni të ftuar. Ne ju kemi humbur 15 herë nga 30 beteja elektorale, me Edi Ramën në krye ju kemi mundur 8 herë, do ju mundim edhe pas një viti. Do ju mundin edhe në vitin 2029. Sa i takon Vlorës, ne nesër kemi 35 vjetorin në Vlorë, jo një antimiting.



Kështu që mos u  nxehni. Merreni me qetësi, siç iu kemi mundur do ju mundim përsëri. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush. Sa i takon investimit në Zvërnec, ai investim do të realizohet, sepse Shqipëria nuk e ka as shansin dhe as luksin që të humbë këtë investim, sepse ky investim do e vendosë Shqipërinë, atje në vendin e merituar, kampione të turizmit elitar. Prandaj tregohuni me një qëndrim, dilni këtu dhe thoni jemi pro apo kundër investimit”, tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!