Puna në Kosovë dhe paragjykimet, Challandes flet hapur

schedule21:00 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 21:00 - 31 Dhjetor, 2019

Trajneri i Kosvës, Bernard Challandes, ka folur për Insportin, aty ku i është përgjigjur pyetjes sesi është të punosh në Kosovë. Në fjalën e tij, strategu i dardanëve tha: ”Puna në Kosovë? Nuk është imazh i mirë dhe më pyesin njerëzit se si mund të punoj në Kosovë. Dhe unë u them: Pse jo në Kosovë?!, por ata thonë që kosovarët janë ashtu e kështu. Por, unë u them se njerëzit në Kosovë janë shumë të mirë.

Ata janë shumë të mirë me mua dhe e përkrahin ekipin kombëtar. Këtu ka qenë edhe gruaja ime, më pas shkuam edhe në Shqipëri dhe ajo tha se ne këtu e ndjejmë dhembjen që e kanë kosovarët, historinë e dhimbshme. Nuk ka kaluar kohë e gjatë që nga lufta, por unë këtu ndihem shumë mirë dhe jo vetëm si trajner.

Si trajner është diçka tjetër, nëse ke sukses është lehtë që të ndihesh mirë, por jam i sigurt që edhe nëse nuk do të kemi shumë sukses në vitin e ardhshëm ose në garat e ardhshme, unë jam i sigurt që do të ndihesha mirë”, përfundoi Challandes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!