Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trupi po të jep 8 shenja alarmi, po ti po i injoron? Kalleshi: 3 gabimet që po të rrisin peshën pa e kuptuar!

schedule12:35 - 2 Qershor, 2026

schedule 12:35 - 2 Qershor, 2026

Një gotë lëng frutash në mëngjes, një smoothie gjatë ditës, pak arra mes vakteve dhe një sallatë për drekë. Tingëllon si receta perfekte për një jetë të shëndetshme. Por çfarë nëse pikërisht këto zakone po sabotojnë trupin tënd pa e kuptuar?

Dietologia klinike Anila Kalleshi ngre alarmin për gabimet që shumë njerëz i bëjnë çdo ditë duke menduar se po ushqehen si duhet. Nga mëngjeset e varfra në proteina, tek konsumimi i shpeshtë i ushqimeve “light” dhe sheqernave të fshehura në pije, ka zakone që mund të rrisin insulinën, të shtojnë oreksin dhe të pengojnë rënien në peshë.

Po ashtu, trupi shpesh na dërgon sinjale që ne i neglizhojmë. Lodhja, dhimbja e kokës, dëshira për ëmbëlsira, mungesa e energjisë apo lëkura e thatë mund të mos jenë thjesht pasojë e stresit, por shenja se organizmi ka nevojë urgjente për më shumë ujë dhe kujdes.



A po e nisni ditën gabim? A po konsumoni vitamina që nuk ju duhen? Dhe cilat janë ndryshimet e vogla që mund të transformojnë shëndetin dhe trupin tuaj? Për të gjitha këto, një bisedë me dietologen klinike Anila Kalleshi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!