Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fitoren e mora me gjak…” Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj një hap larg historisë

schedule12:33 - 3 Qershor, 2026

schedule 12:33 - 3 Qershor, 2026

Boksieri shqiptar Ermal Hadribej ka hedhur një tjetër hap gjigant drejt historisë, pas fitores së madhe ndaj Bakady Samake në një duel spektakolar të zhvilluar në Oberhausen të Gjermanisë.
Pas 12 raundesh të forta, të mbushura me shkëmbime të ashpra goditjesh, Hadribej triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke marrë jo vetëm fitoren më të rëndësishme të karrierës, por edhe vendin e kundërshtarit të tij në renditjen prestigjioze të revistës së njohur të boksit “The Ring”.

Edhe pse e mbylli ndeshjen me plagë të shumta në fytyrë dhe trup, boksieri shqiptar nuk u dorëzua për asnjë moment. “Falë përgatitjes sime vendosa të vazhdoja luftën pavarësisht plagëve dhe lodhjes fizike. Për këtë duel jam stërvitur në vapën e Miamit dhe në fund përvoja bëri diferencën”, shprehet kampioni. Sot, Hadribej është sfidanti i detyrueshëm për titullin botëror të WBC-së në peshën super të mesme të lehtë (Junior Middleweight), duke u bërë shqiptari më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës për t’u shpallur kampioni i parë botëror shqiptar në boks.
Për boksierin shqiptar, sekreti i suksesit nuk është vetëm forca fizike, por edhe përvoja e fituar ndër vite.

“Pervoja është një diplomë në këtë sport. Ajo të ndihmon të lexosh kundërshtarin, të kontrollosh ritmin dhe të ruash qetësinë në momentet më të vështira. Disa boksierë të rinj mendojnë shumë herët për lavdinë e fitores, ndërsa përvoja të mban me këmbë në tokë.” Pas triumfit ndaj Samake, vëmendja tashmë është përqendruar te objektivi i madh: kampioni aktual i botës, Sebastian Fundora.



“Fundora është një kundërshtar i shkëlqyer dhe një sfidë e madhe për çdo boksier. Mezi pres të përballem me të për titullin botëror.” A do të jetë Ermal Hadribej shqiptari i parë që ngjit flamurin kuqezi në majën e boksit botëror? Përgjigjja mund të vijë shumë shpejt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!