9 – vjeçari, djali i drejtorit të OSHEE plagoset nga shpërthimi i kapsollës

schedule18:44 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 18:44 - 31 Dhjetor, 2019

Mbrëmjen e këtij fundviti në oborrin e ish Gjimnazit në qytetin e Librazhdit është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Si pasojë e shpërthimit të një kapsolle, ka mbetur i plagosur një 9 – vjeçari, U. T., djali i Behar Terziut, drejtor i OSHEE për Librazhdin.  Mësohet se i mituri ka dëmtuar një gisht.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nuk janë të qarta rrethanat e ndodhjes së ngjarjes, ndërsa i mituri është transportuar me urgjencë drejt Traumës.