Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dalë para mediave në prag të dy ndeshjeve miqësore të kuqezinjve, duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e futbollistëve gjatë grumbullimit.
Së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, ai ka folur për objektivat dhe pritshmëritë e skuadrës në këto përballje.
Tekniku vlerësoi maksimalisht qëndrimin e lojtarëve, duke theksuar se ka parë një disponibilitet të lartë dhe profesionalizëm të madh nga grupi. Sipas tij, skuadra duhet të jetë funksionale dhe të shfrytëzojë këto dy ndeshje për të testuar forcën dhe potencialin e saj.
Maran u ndal edhe te sfida ndaj Izraeli, duke e cilësuar atë si një provë të rëndësishme për kuqezinjtë.
Trajneri theksoi se ajo që e ka kënaqur më shumë gjatë këtyre ditëve është dëshira dhe motivimi i futbollistëve për të përfaqësuar fanellën kuqezi, duke besuar se skuadra do të japë maksimumin në të dyja ndeshjet miqësore.
“Kam parë një disponibilitet të madh nga lojtarët në këto dy ndeshje, Janë treguar profesionistë të vërtetë. Duhet të jetë një skuadër funksionale dhe që i luan këto dy ndeshje. Janë dy ndeshje, të cilat do të masin forcën dhe do duhet të llogarisim lojtarët në këto dy sfida. Do shtojmë kurajën për të dalë në fushë dhe të bëjmë një ndeshje të mirë.
Duhet të jemi një Shqipëri që të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme. Më ka pëlqyer dëshira dhe motivimi që kanë lojtarët për të dalë në fushë .Të luash kundër Izraelit nuk është e lehtë. Kjo ndeshje do jetë një test shumë i kirë dhe duke qenë një testi i mirë, do jetë stimulues për ne dhe lojtarët”, tha ai./abcnews.al


