Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj liron nga detyra dy ambasadorë, emëron 5 të rinj

schedule13:57 - 1 Qershor, 2026

schedule 13:57 - 1 Qershor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot një sërë ndryshimesh në përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë, duke liruar dhe emëruar ambasadorë në disa vende dhe organizata ndërkombëtare.

Sipas dekreteve presidenciale, nga detyra u liruan:

  • Donika Hoxha, vetëm nga posti i Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezidente. Hoxha vijon të mbajë detyrën e ambasadores në Kroaci.
  • Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë pranë Këshilli i EvropësStrasburg.
  • Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadores së Republikës së Shqipërisë pranë OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.

Ndërkohë, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e diplomatëve të rinj:



  • Spiro Koçi u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, rezident.
  • Florian Nova u emërua Ambasador në Egjipt, rezident, si dhe ambasador jo rezident në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan.
  • Elvira Isufi u emërua Ambasadore në Suedi, rezidente, si dhe ambasadore jo rezidente në Finlandë, Islandë dhe Norvegji.
  • Dastid Koreshi u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.
  • Ermal Muça, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Japoni, u ngarkua edhe me detyrën e Ambasadorit jo rezident në Koreja e Jugut. Ai mban gjithashtu akreditime jo rezidente në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi.

Ndryshimet janë pjesë e riorganizimit të përfaqësimit diplomatik shqiptar në disa vende dhe organizata ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!