Në konferencën për mediat lidhur me ngjarjen e shënuar gjatë fundjavës në Zvërnes, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita u shpreh se një hetim ka nisur tashmë mes Policisë, Prokurorisë së Vlorës dhe AMP.
“Mora takim me drejtuesin e prokurorit të Vlorës lidhur me ngjarjen. Garantoj se hetimet kanë nisur, edhe me AMP hetim i thelluar në cdo detaj dhe përgjegjës kryesor
Përgjegjësia për ngjarjen është e të gjithë neve, është një ngjarje që na turpëron të gjithëve. U shkelën gjithë standardet për një polici dinjitoze. Përgjegjësia për menaxhimin e protestës ka qenë e policisë së Vlorës.
Tre persona janë shoqëruar ju tashmë e dini, por janë edhe disa protestues që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.” u shpreh Hita. /abcnews.al


