Kryepolici Skënder Hita deklaroi se territori në Zvërnec ku do të realizohet një projekt, rezulton pronë private me dokumentacion të rregullt hipotekor.
Nga Vlora, Hota tha se ka pasur autorizim ligjor për të rrethuar pronën.
“Konkretisht, territori i rregulluar rezulton pronë private me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizim ligjor për rrethim. Qytetari, çdo pretendim që ka për pronën, ta adresojë në gjykatë. Hetimet vijojnë me Prokurorinë e Vlorës dhe AMP. Standardi im është një polici profesionale. Parandalimi i ngjarjeve kriminale, siguria, rritja e sigurisë detare, goditja e armëmbajtes pa leje, kapja e personave në kërkim, janë në fokusin tonë. Dua t’u drejtohem qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, policia do jetë aktive për të garantuar rendin dhe sigurinë”, theksoi ai./abcnews.al


