Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës, këtë të hënë. Komandimi i tij në krye të Policisë së Vlorës vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të policisë në qark dhe largimit të Elidon Çelës.
Ai do të drejtojë përkohësisht Policinë e Vlorës deri në një vendimmarrje të mëtejshme.
Elidon Çela, u pezullua më 30 maj nga detyra e tij pas protestave të qytetarëve kundër projektit në Zvërnec. Arsyeja e pezullimit vjen si pasojë e raportimit të gabuar lidhur me një nga protestuesit, të cilit i janë shkaktuar dëmtime në trup nga punonjësit e shoqërisë private.


