Rama: Unë ju mirëkuptoj, edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë sikur mos dija këto gjëra.
Mos cohet njeri të thotë pse s’na i keni thënë më parë, nuk e kemi projektin s është bërë gati akoma. Nuk e kemi studimin mjedisor, s është bërë akoma.
Për Sazanin po kemi detyrë t’iu informojmë sa herë të kemi
Nuk mund të bëhet një gardh shumë i shëmtuar, një akt skandaloz i një roje sigurie, pleshti që djeg gjithë jorganin. Kompania e mori dënimin e vet të plotë, ata që vendosën telat me gjemba do ta paguajnë gjobën e tyre. Dhe ne do vijojmë përpara.
Dhe mos e harroni asnjëherë, ditën që do më shkonte në mendje t’iu tradhtoja do largohesha kokë ulur dhe nuk do rrija më këtu. Kaq kisha unë dhe tani ndajeni mendjen si doni të vazhdojmë!


