Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Murtaja, nis dëmshpërblimi për fermat/ Fermerët përfitojnë deri në 27 mijë lekë për krerë, kontrollet vijojnë

schedule12:18 - 31 Maj, 2026

schedule 12:18 - 31 Maj, 2026

Fermerët që kanë pësuar dëme në kafshë për shkak të murtajës së ruminantëve të vegjël do të dëmshpërblehen. Procesi ka nisur me ata  që iu ngordhën  apo iu asgjësuan  dhentë dhe dhitë nga kjo sëmundje  vitin e shkuar.

Vlera e dëmshpërblimit që  fermerët do të përfitojnë varet nga disa faktorë.

“Në masë ndikon raca, pesha,  gjendja fizike e kafshëve të dëmshpërblyera, vlerat e deritashnishme varjojnë nga 16 mijë lekë të reja  për kafshë me peshë të vogël,  për  raca jo të pastra,  deri në 27 mijë lekë të reja, racë e pastër dhe produktivitet të lartë.”



Për vitin e shkuar është parashikuar dëmshpërblimi I rreth 2200 krerë  të imta ndërsa  këtë vit deri tani  me qëllim mospërhapjen e sëmundjes  janë asgjësuar rreth 400 krerë.   Murtaja  e ruminatëve të vegjël u zbulua në  shtatë ferma  në Dibër , Shkodër, Elbasan, Vlorë ndërkohë veterinerët po monitorojnë situatën në të gjithë territorin.

“Nga  totali 708 mbetet rreth 500 ferma per te realizuar dhe kemi marrë 2600 mostra nga totali 10 mijë mostar. Po ecim shumë  shpejt dhe brenda dy javëve të qershorit ta kemi mbyllur planin e monitorimit dhe te kemi  panorama te plote të muratajës.”

“Njëkohësisht kemi ngritur grupe kontrolli të përbashkëta me policinë e shtetit  në bazë të një marrëveshje  dhe çdo aks rrugor kemi patrulla  tona për të verifilkuar dokumentacionin shoqëruese të të gjitha kafshëve.

Ligji na detyron  që të gjitha kafshët që transportohen nga një fermë në fermë nga një fermë në thertore  është detyrim  të pajisen me certifikatë veterinare.”

Ndërkohë autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e fermerëve. Ata apelojnë se nëse  vërejnë se diçka nuk shkon si duhet me  kafshët e tyre të  njoftojnë veterinerin e njësisë administrative./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!