Një 17-vjeçar ka plagosur me thike një burrë ne Lushnje.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Golem , ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar, gjatë një debati, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar, 17-vjeçari, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndërsa është sekuestruar edhe thika e përdorur në plagosje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor./abcnews.al


