Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real “kampion” në… treg/ Madrilenët kanë klubin me vlerën më të lartë në botë

schedule18:51 - 29 Maj, 2026

schedule 18:51 - 29 Maj, 2026

Sezoni që sapo u mbyll ishte një dështim i vërtetë. Madje Real Madrid po vuan për të gjetur qetësinë në një atmosferë të përshtjelluar në klub dhe në skuadër.

Por “los blancos” gjithsesi mund të krenohen, pasi për të pestin vit radhazi janë klubi me vlerën më të lartë në treg.

Ky vlerësim vjen nga “Forbes”, që vendos Real Madrid në krye të renditjes për vitin 2026.



Sipas revistës prestigjoze, klubi “merengues” ka një vlerë prej 9.5 miliard dollar, duke pësuar një rritje të rëndësishme në vitin e fundit. Në vlerësimet ku llogariten vlera e skuadrës, diferenca mes arkëtimeve dhe shpenzimeve, popullariteti, të drejtat televizive dhe stadiumi në pronësi, tregojnë se Real le pas dhe me diferencë klubet e tjerë, përfshirë rivalët e përjetshëm të Barcelonës, që mban vendin e dytë.

Kampionët spanjollë vlerësohen 7.5 milion dollar, ndërsa pesësja e parë e klubeve me vlerën më të lartë në treg plotësohet me Manchester United, Liverpool dhe Paris SG.

Në dhjetëshen e parë përfshihen të tjerë gjigandë të futbollit europian si Bayern Munich, Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Totenham.

Siç duket qartë në këtë renditje të “Forbes”, në 30 klubet me vlerën më të lartë në treg, Premier League dominon me 11 të tillë. Suprizë është Liga e futbollit amerikan me 7 klube dhe Seria A me 4 klube, por asnjë prej italianëve nuk hyn në dhjetëshen e parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!