Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Edhe 90 minuta për titullin/ Kategoria Superiore mbyll të dielën “finalet” e sezonit

schedule13:08 - 29 Maj, 2026

schedule 13:08 - 29 Maj, 2026

Edhe 90 minuta deri në kurorëzimin e kampionëve të rinj të Shqipërisë. Kategoria Superiore do të mbyllë këtë të diel sezonin, me dy finalet e fundit që do të luhen në dy stadiume të ndryshëm, por në të njëjtin orar.

Në orën 19:00, Egnatia do të përballet me Dinamo City në “Elbasan Arena”, ndërsa në “Air Albania”, Vllaznia do të sfidojë Elbasanin. Skuadra nga Rrogozhina përmbysi parashikimet pas mbylljes së sezonit të rregullt.

Kampionët në fuqi u renditën në vendin e tretë pas 36 javëve të kampionatit, por në dy sfidat e “final four” mundën në fillim Elbasanin dhe më pas Vllazninë, për të marrë kryesimin. Tani, skuadra e Nevil Dede ka në dorë mbrojtjen e titullit kampion për herë të tretë radhazi dhe për këtë I mjafton të mundë Dinamo City, jashtë garës për trofeun.



Në “finalen” tjetër, Vllaznia dhe Elbasani kërkojnë fitoren, por duhet të presin një dhuratë nga blutë e kryeqytetit.

Mes dy skuadrave, kuotat më të larta I ka formacioni elbasanas, që në renditje ka pikë të barabarta me Egnatian, por penalizohet nga përballjet direkte.

Skuadra e Gvozdenovic duhet të fitojë në “Air Albania” dhe të presë që Egnatia të ndalet nga Dinamo City, qoftë edhe me barazim.

Më e komplikuar është rruga e Vllaznisë. Për titullin kampion, skuadra shkodrane duhet të fitojë kundër Elbasanit, ndërsa Egnatia të humbasë kundër bluve të kryeqytetit.

Të gjitha këto janë vetëm llogari në letër, ndërsa gjithçka do të vendoset në 90 minutat e fundit të një sezoni të gjatë, të lodhshëm, në disa javë edhe i bukur, por si gjithmonë nuk munguan polemikat dhe dyshimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!