Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Finalja e Champions, Europa mban frymën/ Të shtunën në orën 18:00, në Budapest luhet Paris SG-Arsenal

schedule12:54 - 29 Maj, 2026

schedule 12:54 - 29 Maj, 2026

Të gjithë sytë në Budapest, ndërsa prozhektorët drejtohen në stadiumin që mban emrin e një legjende të futbollit si Ferenc Puskas. Gjithçka është gati në kryeqytetin hungarez, që duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të shtune do të presë finalen e Champions League mes Paris SG dhe Arsenal.

Sfida për trofeun me të rëndësishëm për klube do të mbyllë edhe sezonin e futbollit europian, që deri tani ka dhuruar spektakël. Pritshmëritë janë të mëdha edhe për këtë finale mes dy skuadrave që dominuan kampionatet e tyre respektive.

Paris SG mbrojti titullin në League 1, ndërsa arriti deri në finalen e Champions, duke eliminuar në gjysmëfinale favoritët e mëdhenj të Bayern Munich.



Për këtë arsye edhe kuotat e kompanive të basteve janë në favor të skuadrës së Luis Enrike, që kërkon të shkruajë historinë, duke ngritur për herë të dytë radhazi trofeun e Champions League.

Parizienët vijnë në këtë përballje pa probleme dëmtimesh. Luis Enrike do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët e tij, megjithëse në fushë nga minuta e parë pritet të zbresin yjet e mëdhenj.

Nga ana tjetër, Arsenal kërkon të mbyllë një sezon të madh. Titulli kampion në Premier League ishte I pari pas 22 vitesh, ndërsa tani skuadra e Mikel Arteta kërkon edhe triumfin e parë në skenën më të madhe të futbollit europian.

Rruga e “Topçinjve” deri në Budapest ishte e ndryshme nga ajo e Paris SG. Skuadra londineze dominoi fazën e ligës, ndërsa në raundet me eliminim direkt vuajti shumë deri në gjysmëfinale, kur kaloi Atletiko Madrid. Por tani asgjë nga e shkuara nuk ka rëndësi. Është vetëm një finale dhe sipas rregullit të pashkruar të futbollit, “finalet nuk luhen, por fitohen”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!