Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Planifikoi masakër në koncert/ Gjykata dënon me 15 vite burg të riun që do sulmonte gjatë eventit të Taylor Swift

schedule23:08 - 28 Maj, 2026

schedule 23:08 - 28 Maj, 2026

Një gjykatë në Austri ka dënuar me 15 vite burg një 21-vjeçar pasi ai pranoi se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë koncertit të artistes Taylor Swift në Vjenë, përgjatë turneut “Eras Tour” të artistes amerikane gjatë muajit gusht të vitit 2024.

I riu, i identifikuar vetëm si Beran A., me mbiemrin e tij i cili nuk është bërë publik i plotë në përputhje me ligjet austriake për privatësinë, pranoi gjithashtu disa vepra të tjera të lidhura me terrorizmin, përfshirë planifikimin e një sulmi në Mekë. Gjatë seancës gjyqësore, ai shprehu pendesë për veprimet e tij përpara se juria të tërhiqej për të marrë vendimin.

Sipas prokurorëve, Beran A. ishte radikalizuar dhe kishte deklaruar besnikëri ndaj grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik, ISIS. Hetimet treguan se ai kishte tentuar të siguronte armë ilegalisht, përfshirë një mitraloz dhe një granatë dore, por pa sukses.



Ai u arrestua pas një sinjalizimi nga CIA, pak para se të zhvillohej koncerti i parë nga tre të planifikuar të këngëtares Taylor Swift në një stadium në Vjenë. Pas arrestimit, të tre koncertet u anuluan, duke prekur rreth 200 mijë fansa dhe vetë artisten. Psikiatri i çështjes, Peter Hoffmann, deklaroi se 21-vjeçari i akuzuar nuk shfaqte shenja se kishte probleme të shëndetit mendor dhe se nuk kishte shpjegim psikiatrik për radikalizimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!