Rritet kostoja e jetesës për qytetarët e Kosovës.
Uji, energjia dhe pijet janë shërbimet dhe produktet që kanë pësuar rritje të madhe të çmimeve.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë të vitit 2026, sipas të cilit çmimet e prodhimit në vend kanë shënuar rritje si në baza tremujore, ashtu edhe vjetore.
Sipas Agjencisë së Statistikave, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit është rritur për 2.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025.
Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje mesatare prej 7.9 për qind.
Rritjet më të mëdha në baza tremujore janë regjistruar te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me 34.4 për qind, prodhimi i pijeve me 15.9 për qind dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës me 9.6 për qind.
Sipas kësaj agjensie, rrije të cmimeve pati edhe në prodhimin e metaleve, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimin e produkteve kimike, tekstilit dhe produkteve të gomës e plastikës.
Efektet e luftës në Lindjen e Mesme janë një nga arsyet e rritjes e rritjes së cmimeve, ndërsa për shkak të zgjedhjeve të shpeshta në vend kanë munguar edhe reformat e thella ekonomike dhe përthithja e investimeve të huaja.
Së fundmi Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Europë nga Fondi Monetar Nderkombetar.


