Rreth 3 mijë biznese në bashkinë e Lezhës pritet të përfitojnë nga falja e gjobave dhe kamatvonesave të akumuluara ndër vite, me një vlerë totale prej 242 milion lekësh.
Interesi i bizneseve për të qenë pjesë e kësaj skeme ka qenë i lartë menjehere pas miratimit të procedurave të aplikimit. Autoritetet vendore thonë se shumë subjekte janë paraqitur pranë zyrave të bashkisë për të marrë informacion mbi kriteret dhe mënyrën e përfitimit.
Masa e ndërmarrë synon të lehtësojë barrën financiare të bizneseve dhe të krijojë më shumë mundësi për formalizimin dhe vijimin normal të aktivitetit ekonomik në Bashkinë e Lezhës.


