Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Opera e ndaluar që rikthehet pas dekadash” – ‘Fundi i Golemëve’ ngjitet në skenën e TKOB

schedule12:16 - 27 Maj, 2026

schedule 12:16 - 27 Maj, 2026

Një vepër e censuruar, një histori shqiptare e mbushur me dramë, tradhti dhe dashuri, rikthehet fuqishëm në skenë. Në studion e ABC së Mëngjesit vjen kompozitori dhe pianisti Jozef Pjetri për të folur për operën “Fundi i Golemëve”, që do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 28, 29 dhe 31 maj, ora 20:00.

E bazuar në tregimin e njohur të shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, opera me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe libret të Kolë Jakovës sjell dramën e një familjeje shqiptare në prag të rënies së epokës së Skënderbeut. E shkruar në vitin 1963, kjo vepër mbeti e censuruar nga regjimi i kohës dhe ekzistonte vetëm në variantin për piano dhe kanto.

Pas një pune dyvjeçare, Jozef Pjetri ka rindërtuar dhe orkestruar operën, duke i dhënë një frymëmarrje bashkëkohore pa humbur shpirtin origjinal të saj. Një nga momentet më kulmore është episodi funebër për vdekjen e Skënderbeut – i munguar në versionin origjinal – tashmë i rikompozuar dhe i kthyer në një skenë monumentale emocioni dhe uniteti. Me dirigjim të maestro Zhani Cikos dhe koncept regjisor të Nikolin Gurakuqit, “Fundi i Golemëve” premton të jetë një rikthim historik në skenën shqiptare.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!