Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, paralajmëron se muajt në vijim do të jenë vendimtarë për fatin e luftës në Ukrainë.
I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Krisafi u shpreh se e sheh shumë të vështirë humbjen e Rusisë në këtë konflikt, duke theksuar se për një skenar të tillë “duhet të ndodhë një hata”.
Sipas tij, pavarësisht humbjeve të mëdha në front, baza profesionale e ushtrisë ruse mbetet ende kryesisht e paprekur, ndërsa lufta mund të hyjë në një fazë vendimtare deri në muajt shtator-tetor, kur palët mund të përballen me një “vend numëro”.
“E shoh shumë të vështirë që Rusia të humbasë luftën. Që Rusia të humbasë luftën duhet që të ndodhë një hata. Një pjesë e madhe atyre që kanë humbur jetën në Ukrainë nuk kanë qenë profesionistë. Baza profesioniste e ruse vazhdon që të jetë në një masë të madhe, e paprekur.
Ushtria ruse vazhdon që të jetë aty. Unë mendoj që qëllimi i Ukrainës, nëse vazhdon ta çojë luftën deri në shtator-tetor është një vend numëro. Skenarë të tillë mund të jenë”, tha Krisafi.


