Vetëm 17 minuta me Skënderbeun, konfirmohet largimi i mesfushorit

schedule11:57 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 11:57 - 31 Dhjetor, 2019

Skënderbeu bëri disa afrime verën e shkuar dhe pretendohej të zbuloheshin disa talente, por nuk ndodhi kështu. Të vetmit nga të rinjtë që morën hapësira ishin portierin Mario Dajsinani dhe mbrojtësi Jorgo Pëllumbi.

Pjesa tjetër e lojtarëve nuk luajtën, ndërkohë që ndonjë prej tyre edhe u huazua. Një prej tyre ishte edhe mesfushori Almir Ajzeraj, i cili krahasohej edhe me Bernard Berishën. 22-vjeçari luajti vetëm 17 minuta me Skënderbeun në Superiore dhe në janar u huazua te Ballkani.

Në verë ai është rikthyer sërish në Korçë, ndërkohë që ka qenë i grumbulluar në dy ndeshje kampionat. Ajzeraj ka qëndruar në stol në takimet kundër Laçit dhe Flamurtarit, kurse tanimë e mbyll me Skënderbeun.

“Mund të konfirmoj që edhe zyrtarisht kemi ndërprerë bashkëpunimin me Skënderbeun dhe prej afatit kalimtar të janarit jam një futbollist i ri”, është shprehur Ajzeraj për “Gazeta Olle”. Mbetet të shihet se ku do ta vijojë karrierën në vazhdim mesfushori i ri. /abcnews.al

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/photos/a.188495341188195/1789454564425590/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!