Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, analisti Artur Nura, u shpreh se Shqipëria ka treguar vendosmëri në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Analisti komentoi edhe komunikimin publik të kryeministrit Edi Rama, duke vlerësuar mënyrën sesi ai përcjell mesazhet politike.
“Rama është mjeshtër i komunikimit, ta mësojnë ata që e kanë kundërshtar,” deklaroi Nura, duke shtuar se komunikimi mbetet baza e çdo arritjeje politike dhe diplomatike.
Sipas Nurës, mbështetja ndërkombëtare ndaj Shqipërisë është e dukshme.
“Është një vullnet gjeopolitik që nuk mund të diskutohet, por duket se opozita vazhdon të ketë probleme me organizmin sepse çfarë thotë njëri nuk e thotë tjetri për integrimin. Por zoti Rama u kujdes që ta relaksonte pak edhe publikun duke ndarë edhe një video ku foli edhe për dashurinë, dashurinë e patjetërsueshme të shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE. Qasja e Holandës dhe e Gjermanisë duhen lexuar me vëmendje, nuk janë të rastësishme. Është parë që BE, mbështet Shqipërinë. Por edhe sistemi i drejtësisë duhet të ketë një vetë-reflektim profesional. Ne kemi kosto të jashtëzakonshme me paraburgimin në Shqipëri, pra përse duhet të jetë kjo qasje? Duhet thënë që nuk ka mbaruar është fillimi i fundit. Tashmë është gjysma tjetër e punës. Komunikimi është bazë i të gjitha arritjeve. Rama është mjeshtër i komunikimit, ta mësojnë ata që e kanë kundërshtar. Tani kthimi në shtëpi, përveshja e mëngëve, detyrë mbi detyrë duhen plotësuar të gjitha sepse në 2027 mbyllen procedurat teknike dhe në 2030 duhet t’i kemi arritur të gjitha këto që u thanë”, tha më tej Nura.
/abcnews.al/


