Një nga shtatë mrekullitë e reja të botës, Matchu Pichu përballet me probleme të shumta. Turistët detyrohen të presin me orë të tëra në radhë, transporti lokal është i pasigurt dhe zona është gjithmonë e mbipopulluar.
Një fondacion i trashëgimisë globale që punon për të përmirësuar kushtet në vendet e famshme arkeologjike ofroi të bashkëpunojë me autoritetet peruane në Machu Pichu, pasi paralajmëroi se ky atraksion turistik ishte në rrezik për shkak të problemeve të shumta me të cilat përballen vizitorët.
Fondacioni tha se nuk kishte parë asnjë përparim” në vendin arkeologjik që nga paralajmërimi i vitit të kaluar, duke ia atribuuar këtë problem paralizës politike të Perusë. Organizata shtoi se ishte e gatshme të takohej me administratën e ardhshme peruane për të eksploruar zgjidhje për shërbimet e dobëta në vend.
Peruja do të mbajë një balotazh presidencial më 7 qershor për të vendosur për presidentin e saj të ardhshëm – i nënti në një dekadë.
Machu Pichu, një kështjellë Inkase e ndërtuar në shekullin e 15-të, u shpall Trashëgimi Botërore e UNESCO në vitin 1983. Në vitin 2007, vendi ishte një nga fituesit e një sondazhi online të kryer nga fondacioni Neë7Ëonders, në të cilin turistët zgjodhën shtatë mrekullitë e botës moderne.
Pavarësisht problemeve, fondacioni aktualisht nuk po e shqyrton heqjen e Machu Pichu nga përcaktimi i tij si mrekulli e botës, por do të donte që qeveria të shqyrtojë një plan për përmirësime.
/abcnews.al/


