Më 11 qershor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm që e la në burg për 1 vit.
Relator i kësaj dosjeje është caktuar gjyqtari Genti Shala, i cili pritet të dalë me vendim mbi rekursin. Memolla, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Rrogozhinës, u gjet fajtor nga dy gjykata për korrupsion në zgjedhje.
Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 9 shkurt 2026, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.


