Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj uron festën e Kurban Bajramit: Nga Meka, ju përcjell urimet më të përzemërta për më shumë begati

schedule08:10 - 27 Maj, 2026

schedule 08:10 - 27 Maj, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ndërsa përcolli urimet për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet shqiptare, Presidenti i Republikës kujtoi dhe vlerat e kësaj dite të shënuar për besimtarët myslimanë.
“Kurban Bajrami, – shprehet Presidenti i Republikës, – na kujton sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë.

Kreu i Shtetit thekson se shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerëson në këtë mesazh se festa të tilla si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin.

Presidenti Begaj uroi nga Meka ku ndodhet me ftesë të Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud.



Mesazhi i Plotë i Presidentit Begaj për Kurban Bajramin:

“Të dashur besimtarë myslimanë,
Nga Meka, qyteti i shenjtë i besimit dhe paqes, në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet tuaja!
Kurban Bajrami është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin.

Festa si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin.

Jam veçanërisht i nderuar që këtë festë ta pres në Mbretërinë e Arabisë Saudite me ftesë të Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, në vendin ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!