7 shokë të Kejdi Spajës janë shoqëruar pranë ambienteve të komisariatit numër 4 këtë mëngjes, pasi sipas burimeve për ABC News ka dyshime se mund të jenë në dijeni ose të përfshirë në lidhje me shperthimin e tritolit mëngjwsin e djeshëm në zonën e Shkozës.
Policia tha se u ka marrë deklaratat dhe në bazë të asaj çfarë kanë deklaruar po verifikohet lokacioni i tyre me orën kur ka ndodhur shpërthimi por edhe me ndonjë lëvizje që mund të kenë bërë ditë para ngjarjes.
Burime thanë se në pyetje mund të merret dhe vet Kejdi Spaja, i cili aktualisht është në burg pasi theu masën e sigurisë më 18 maj.
Ndërkohë policia thotë se pista kryesore e shperthimit të djeshëm vijon të mbetet e ajo e hakmarrjes, nga ana tjetër familja Lika nuk ka ndihmuar grupin e hetimit me deklaratat e tyre madje as për të bashkëpunuar për vendodhjen e 2 djemve të shpallur në kërkim, Aldo dhe Ali Lika.


