Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çështja e detit, ende nuk ka nisur në Hagë”/ Barka: Shqipëria dhe Greqia, asnjë përpjekje pas 6 vitesh

schedule20:48 - 25 Maj, 2026

schedule 20:48 - 25 Maj, 2026

Gazetari Panajot Barka thotë se çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk ka nisur në Hagë, edhe pse para 6 vitesh u bë kërkesë nga të dyja vendet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Barka u shpreh se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë bërë asnjë përpjekje pas 6 vitesh.

“Deti, marrëveshja, ndarja e detit është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të ndahet me hamendje. E dyta, për çështjen e detit, kemi një koncept të gabuar. Akoma nuk kemi vajtur në Hagë, thjesht kemi vendosur në parim 6 vite më parë që do shkonim në Hagë, dhe praktikisht nuk është bërë asnjë hap. Dhe të diskutojmë tani detajet, është shumë e gabuar. Në Greqi, i thanë Ramës që nuk jemi më të interesuar për detin, këtë e lidhën me gjeopolitikën që krijoi Greqia me Izraelin, Qipron, prandaj është ashpërsuar edhe Turqia. Specialistët tanë që u morën deri në 2020 me detin, në 2019 arritën deri në masën 99 përqind një element mbeti pa u marrë vesh dhe marrëveshja u përmbys. U deklarua se me atë marrëveshje, fitonte Shqipëria.



Kërkesa për të vajtur në Hagë, 6 vjet më mbrapa, nuk kemi përpjekje për ta çuar atje. Dendias nuk vjen dot në Tiranë për atë. Kjo gjë i vjen në dorë Ramës, prandaj Greqia e bëri atë deklaratë. Po të detyrohej ta çonte çështjen në Hagë, do kishte probleme me Erdoganin. Situata e acarimit të Turqisë me Greqinë kohët e fundit, vjen pas afrimit të Athinës me Tiranën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!