Identifikohen dy shqiptarët e vrarë me thikë në Londër

schedule00:00 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 00:00 - 31 Dhjetor, 2019

Dy shqiptarë vriten brenda 24 orësh në Londër. Mediat britanike kanë publikuar emrat e viktimave: Arber Fesko dhe Shkëlqim Paja. Trupi i pajetë i 30 vjeçarit, Arber Fesko, u gjet në bagazhin e një makine në Scratchëood Park më 19 dhjetor, ndërsa kishte ndërruar jetë pas goditjeve me thikë.

Të nesermen, 20 dhjetor u gjet trupi i shqiptarit nga Kosova, Shkëlqim Paja 31 vjeç në Hertfordshire. Edhe ai i vrarë me thikë në gjoks.

Oficerët e Komandës së Krimeve drejtojnë hetimet për vdekjen e Arber Feskos dhe Shkelqim Pajës. Hetimi është kompleks dhe kërkon kohë për tu zbardhur nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetren. Sakaq, janë marrë në pyetje familjarët e dy viktimave për të mësuar për konfliktet e mundshme të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!