Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin drogë në zona të qytetit dhe afër shkollave/ Laç, 7 të arrestuar. Zbulohet edhe një lokal për lojëra fati

schedule08:46 - 22 Maj, 2026

schedule 08:46 - 22 Maj, 2026

Shtatë persona janë arrestuar në Laç në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 2”.

Nga hetimet dyshohet se  shtetasit, Ermir Stojani, Fatjon Fufi, Xhulio Marku, Bruno Dungaj, Elson Piscaku, Fatjon Piscaku siguronin kanabis, të cilën e ndanin në doza dhe e shitnin në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua 1 lokal ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin.



Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, Kol Stojan, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!