Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“James Bond” merr në qafë Southampton/ Histori me spiunë, klubi përjashtohet nga finalja e play off

schedule12:36 - 20 Maj, 2026

schedule 12:36 - 20 Maj, 2026

Një histori me spiunë, e denjë për një film të James Bond ka tronditur futbollin anglez.

Finalja e play-off  në Champinship, në program më 23 maj në “Wembley” ka marrë një kthesë të papritur për shkak të vendimit që përjashtoi zyrtarisht Southampton pas hetimit të Ligës Angleze të Futbollit për të ashtuquajturën çështje “Spygate”.

Gjithçka nisi kur një pjesëtar I stafit teknik të Sauthemton u kap duke spiunuar në një seancë stërvitore të Middlesbrough me dyer të mbyllura para ndeshjes së parë të gjysmëfinales.



Middlesbrough denoncoi këtë ngjarje, ndërsa Liga Angleze e Futbollit nisi një hetim disiplinor, që përfundoi me dënimin e rëndë të Southempton.

Komisioni i pavarur disiplinor përveç përjashtimit të “Saints” nga play-off i Championship, i penalizoi gjithashtu me një zbritje prej katër pikësh në sezonin e ardhshëm. Klubi ka pranuar “shkelje të shumta të rregulloreve të EFL-së në lidhje me filmimin e paautorizuar të seancave stërvitore të ekipeve të tjera”, konkretisht “rregulloret që kërkojnë që klubet të veprojnë me mirëbesim dhe i ndalojnë ato të marrin pjesë në seancën stërvitore të një klubi tjetër në 72 orët para një ndeshjeje të planifikuar”.

Si pasojë, Middlesbrough, e cila u eliminua në gjysmëfinale nga Southempton kthehet të luajë në finalen e play off për t’u ngjitur në Premier League kundër Hull City më 23 maj në “Ëembley”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!