Është ende i ri, vetëm 18 vjeç.
Gjithsesi, është thuajse e sigurt se e pret një e ardhme e madhe dhe Gabriel Kulla mori edhe vlerësimet e duhura për sezonin e shkëlqyer që zhvilloi.
Ylli shqiptar u shpall sulmuesi më I mirë I këtij edicioni të kampionatit italian të Shpresave, ndërsa bëri gjithçka mirë për Sasuolon.
Shkodrani shënoi 16 gola e shërbeu 8 asistë në 37 ndeshje, duke treguar se është jo vetëm nuhatës para portës, por edhe tepër I kompletuar.
Ishte një nga realizuesit më të mirë, duke mbetur vetëm 4 rrjeta prapa Këpucës së Artë të turneut U20.
Po ashtu, ishte më I riu ndër 16 shënuesit më të mirë të kampionatit Shpresa për këtë vit.
Kulla udhëhoqi disa talente ofensivë kuqezinj që shkëlqyen si Sulejmani I Lacios, Durmishi I Juventusit apo Gorica I Napolit.
Ylli I kombëtares shqiptare U19 ndihmoi Sasuolon që të mbijetonte në Serinë A dhe pritet që të shkëlqejë edhe më shumë vitet e ardhshme, ndërsa deklaroi se është I lumtur që u tregua I rëndësishëm për ekipin në një vit kaq të vështirë.


