Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga procedurat e hetimit, ka dalë skarco”, Karamuço: Dokumentet ndaj Irena Gjokës janë përdorur për ta njollosur

schedule20:32 - 19 Maj, 2026

schedule 20:32 - 19 Maj, 2026

TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi të martën më 19 maj kthimin në SPAK për hetime të mëtejshme e më të thelluara për çështjen penale në ngarkim të gjyqtares së saj, Irena Gjoka, e kallëzuar për veprën penale të falsifikimit pas pretendimeve se ajo kishte fshehur në formularin e deklarimit të figurës, një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke.

Edhe pse Prokuroria e Posaçme vërtetoi dënimin penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, më 23 mars iu drejtua gjykatës për pushimin e procedimit penal me argumentin se nuk është provuar që magjistratja ka qenë në dijeni të dënimit kur e ka kryer deklarimin për figurën, ndërkohë që e konsideroi veprën penale të parashkruar.

Gjyqtarja Marinela Osmani që shqyrtoi kërkesën e SPAK ka vlerësuar se hetimet e prokurorisë kanë qenë të paplota dhe vendosi të martën kthimin e akteve.



Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story”, është shprehur se dokumentet e përmendura në ngarkim ndaj gjyqtares Irena Gjokës nuk kanë shërbyer si prova për një proces ligjor, por sipas tij janë përdorur në një kontekst politik.

Karamuço theksoi se këto materiale nuk janë paraqitur për t’u përballur në mënyrë të mirëfilltë ligjore, por janë vënë në dispozicion si pjesë e sulmeve.

“Disa dokumente në ngarkim ndaj Irena Gjokës nuk erdhën për tu përballur ligjërisht me të, por u vunë dhe erdhën dhe u vunë në dispozicion si sulm politik. Ju e dini se si janë sulmet politike, por të futet pastaj në hullitë e procedurave të hetimit dhe gjykimit është vënë re se ka dalë skarco, sepse grekët vetë thonë se nuk qëndron më.

Janë dokumente për sulm, jo për ta përjashtuar, jo për ta shkarkuar. Janë dokumente, të cilat nuk përbëjnë provë, por janë vetëm ta njollosur dhe ky është brendia e dokumenteve që flasim edhe nga ana greke që kanë ardhur në Shqipëri dhe serviret si e tillë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!