Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vonesat në shqyrtimin e dosjeve/ Gogu: Nëse vjen për shkak të gjyqtarëve, i drejtohemi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

schedule12:30 - 19 Maj, 2026

schedule 12:30 - 19 Maj, 2026

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se vonesat në shqyrtimin e dosjeve, vijnë për shkak të vakancave nga vettingu, por edhe nga vetë gjyqtarëve.

Në një konferencë për mediat, Gogu u shpreh se nëse vonesat vijnë prej gjyqtarëve, ministria do i drejtohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

“Jemi duke vlerësuar midis vonesës sistematike për shkak të vakancës së krijuar nga reforma, dhe është vonesë që mbizotëron dhe atyre vonesave që kryhen për shkak të magjistratëve. Nëse do dallojmë fenomen të veçuar vonese, do i drejtohemi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për inspektime sistematike. Kemi plan ambicioz sa i përket polidrejtësisë, pra shtëpisë së drejtësisë. Një pol të ri drejtësie, që ju e keni dëgjuar. Nga ana tjetër, dua të them që këto vonesa do duhet të marrin kohë për trajtimin e tyre. Kemi ulje të vonesave”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!