Në bazë të të dhënave operative, strukturat e Policisë së vetë institucionit ushtruan kontroll blic në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, kati i parë.
Gjatë kontrollit, të dënuarit Indrit Shaqja iu kap një telefon në gjendje pune i ndezur dhe me karikim si edhe një USB.
Për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon luftën pa kompromis ndaj futjes dhe posedimit të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Indrit Shaqja mbeti i plagosur ne burgun e sigurisë së lartë ne Peqin, kur u vra Arben Lleshi. Ai është i dënuar me burgim te përjetshëm për vrasjen e dy grave në Durrës, me qellim grabitjen e tyre.


